NEWS

share-architects.com
13
Jan

Filippo Innocenti drejtor i ZAHA HADID dhe koordinator i sistemit të transportit me shpejtësi të lartë hyperloop në Itali do të jetë folës kryesor në SHARE

Filippo iu bashkua studios së mirënjohur të arkitekturës Zaha Hadid Architects në 2002. Puna e tij në ZHA përfshin fusha të shumta si Zhvillimin e Orientuar drejt Tranzitit, projekte kulturore, infrastrukture dhe transporti, konservimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Filipo është përgjegjës për zhvillimin e zgjidhjeve inovative të projektimit nga ZHA me Hyperloop Italia. Ai së fundmi ka drejtuar projektin për skemën fituese të New Chongqing 3b Satellite dhe për konkursin e Aeroportit të Ri të Riadit dhe Shenzhen Xili Transport Hub. Ekspertiza e tij shtrihet gjithashtu në fusha të ndryshme me Opera House Guangzhou dhe Muzeun e Mesdheut në Reggio Calabria.

Disa prej projekteve të tij të rëndësishme në ZHA përfshijnë ndërtesën qendrore të BMW në vitin 2005, Shtëpinë e Operas në Guangzhou, një projekt kyç për transportin në Italinë Jugore si Treni me shpejtësi të lartë i Napolit Afragola, Terminali Detar në Salerno dhe Regium Waterfront në Reggio Calabria.

Filipo u diplomua në Arkitekturë nga Universiteti i Firences (UniFl). Pas mbërritjes në Londër në fillim të vitit 2000, ai vazhdoi masterin për Kërkim Dizajni në Architectural Association. Për disa vite ishte profesor i Dizajnit Arkitektonik në Universitetin e Arkitekturës në Firence. Tani, ai jep lëndën e Teknologjisë në Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Milanos.

Spin+ është një grup I hapur kërkimor që ai së bashku me Maurizio Meossi, e themeluan me qëllimin e rritjes së perceptimit të hapësirës arkitektonike nëpërmjet mjediseve virtuale. Falë punës së tij kërkimore konsiderohet si pjesë e lëvizjes së Avangardës Dixhitale Italiane të viteve 2000.

Opera House në Guangzhou

E vendosur në zemër të zhvillimit të zonave kulturore të Guangzhou, Opera House vepron si një katalizator për zhvillimin e objekteve kulturore në qytet. Shtëpia e operës ka një dizajn unik ku kombinohet tradita kulturore që kanë formësuar Guangzhoun me një perspektive optimiste të arkitektëve të orientuar nga e ardhmja dhe të bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm. E përshkruar nga vetë arkitektët si një vëllim “si guralecë në një përrua që lëmohen nga erozioni”, Shtëpia e Operas Guangzhou qëndron në harmoni të përsosur me vendndodhjen e saj buzë lumit.

I pritur shumë mirë nga kritikët si dhe nga publiku i gjerë, projekti ka fituar çmimin “Best Public Project” në rubrikën, “Good Design is Good Business” të Revistës Architectural Record, China Awards. Ai është gjithashtu fitues i shumë çmimeve të tjera si ‘‘AIA UK Chapter Award’. Më pas bëhet fitues i ‘‘Outstanding Engineering Design Excellence Award’ dhe i çmimit prestigjioz RIBA Award.

Photography credits: Iwan Baan

Terminali Maritime në Salerno

Terminali në Salerno ishte një projekt thelbësor për të rigjeneruar më tej qytetin dhe për të mundësuar zhvillimin e tij socio-ekonomik. Maritime u dizenjua për një konkurs të fituar nga ZHA në vitin 2016, me një vëllim që shtrin pëlhurën e qytetit deri në det dhe krijon një lidhje midis traditës detare të qytetit dhe strukturës së tij të pasur historike. Vëllimi shpesh krahasohet me një midhje, me një guaskë të fortë asimetrike. Ajo përfshin në të një trajtim dinamik të interierit për nga funksioni, dhe që i përcjell pasagjerët në një sekuencë ambjentesh që ndërveprojnë me njëra-tjetrën natyrshëm dhe pa ndërprerje.

Photography credits: Helene Binet

New Hyperloop System në Itali

Një nga projektet më emocionuese të fundit, që promovon mënyra të reja për të bërë dizajn të qëndrueshëm është ai në bashkëpunim me Hyperloop Italia. Në këtë vepër të re me teknologjinë e Hyperloop u synuan të shkrihen së bashku, arkitektura transformuese, inxhinieria dhe planifikimi. Synimi I përbashkët është të projektojnë “fazën tjetër të punimeve që shënon një pikë kthese për të ardhmen e transportit”. Nga një studim të një itinerari të propozuar midis Milanos dhe aeroportit të Malpensës, teknologjia e propozuar do të reduktonte kohën e udhëtimit nga 43 minuta në 10 minuta.

Photography credits: Dezeen

Njihuni me FILIPPO INNOCENTI, në Forumin Ndërkombëtar të Arkitekturës dhe Inxhinierisë SHARE Tirana 2022.

Regjistrimet janë të hapura në https://share-architects.com/about-share-tirana-2022-forum/.

Anëtarët e SHASH përfitojnë një zbritje të veçantë për regjistrimin dhe do të paguajnë vetëm 14 euro.  Kodi promocional është i disponueshëm këtu (kliko).

Forumi SHARE Architects ka krijuar në 25 vitet e fundit një platformë thelbësore rrjeti komunikimi për profesionistët në industritë e AEC (arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtim) nga Evropa Qendrore dhe Juglindore. Forumet krijojnë një platformë efikase për të kontaktuar dhe kuptuar diversitetin e fenomeneve të arkitekturës bashkëkohore. Aktualisht, eventet SHARE mbahen në 15 vende nga Evropa Qendrore dhe Juglindore dhe Komuniteti SHARE ka mbi 50.000 anëtarë në mbarë botën. Për shërbimine ndaj klientit, rezervime dhe mundësi sponsorizimi, ju lutemi të na kontaktoni në share@abplusevents.com.