Ftesë për Konferencën Ndërkombëtare të Arkitekturës dhe Zhvillimit Urban – SHARE Contractor Prishtina, 28 Shkurt 2022
Ftesë për Konferencën Ndërkombëtare të Arkitekturës dhe Zhvillimit Urban – SHARE Contractor Prishtina, 28 Shkurt 2022
Për herë të parë në Kosovë, më 28 shkurt 2022, do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Zhvillimit Urban – Contractor Prishtina, organizuar nga SHARE Architects dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës.
Kjo ngjarje e sjell Prishtinën në vëmendje të komunitetit të arkitektëve, planerëve urban, inxhinierëve dhe kompanive të specializuara të teknologjisë dhe inovacionit në ndërtim. Skena e Prishtinës, duke u bërë pjesë e një rrjeti global të ngjarjeve me ndikim të lartë në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit, do të mirepres emra të njohur ndërkombëtar dhe kombëtar, duke i shërbyer ndarjes së përvojave midis profesionistëve dhe përcjelljes së tyre te arkitektët e rinj dhe të interesuarit rreth çështjeve të arkitekturës dhe qytetit.
“Ky qytet është ai që është, sepse njerëzit janë ata që janë”. Duke ndjekur thënien e famshme të Platonit Konferenca Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Zhvillimit Urban – Contractor Prishtina 2022, ofron një platformë për diksutimin e rolit të arkitektit në ndryshimet e përshpejtuara të kushteve të shoqërisë sonë dhe përshtatjes ndaj një konteksti kulturor të trashëguar.
Në tri sesionet plenare të konferencës do të prezantohen projekte bashkëkohore dhe inovative, nga folës prej vendeve të ndyshme të Evropës. Ndërsa një diskutim midis profesionistëve dhe akademikëve vendas mbi çështjet e identitetit të Kosovës në kontekst urbanistik, arkitektonik dhe atë të trashëgimisë, sjell bashkërendimin dhe përplasjen e ideve e koncepteve që formësojnë mjedisn e ndërtuar, rrjedhimisht, jetën tonë.
Ftojmë të gjithë arkitektët e Kosovës, të angazhuar në disiplinën e planifikimit urban, arkitekturës, dizajnit dhe teknologjisë së ndërtimit, të bëhen protagonistë të kësaj ngjarje të rëndësishme, duke u bindur që Prishtina dhe Kosova janë pjesë e zhvillimeve profesionale më aktuale.
Ju mirëpresim dhe ju inkurajojmë të bëheni pjesë e këtij formati, që organizohet për herë të parë në vendin tonë!
Me respekt,
Kryesia e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës
Masar DUSHI, Kryetar