Biography
Prof. Asoc. Dr. Florina Jerliu, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ligjëron lëndët e historisë, teorisë, kriticizmit dhe trashëgimisë arkitekturale në Fakultetin e Arkitekturës dhe estetikën e hapësirës në Fakultetin e Arteve të Bukura. Është bashkëthemeluese e organizatave think-tank IKS dhe Archis Intervention Prishtina dhe anëtare e komisioneve djhe bordeve të ndryshme profesionale. Është autore e librave: Mbrojtja e trashëgimisë ndërtimore. Historia, konceptet teorike, definicionet, metodat dhe teknikat e mbrojtjes (2016 dhe ribotimi 2022), Trashëgimia Kulturore e Kosovës. Konceptet dhe kontekstet e mbrojtjes (2017), dhe Histori e Artit (në botim, 2022). Më 2021 ka përkthyer dhe botuar në shqip librin Ndërtesa të Vjetra, dizajne të reja të Bloszes, Ch. Është autore e teksteve mësimore për studentë dhe një sërë publikimesh ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë tekstin e Strategjisë Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës 2017-2027, të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Studimet e saj së fundmi fokusohen në zhvillimin kontekstual të trashëgimisë së ndërtuar urbane nëpërmjet qasjes peizazhore.