NEWS

share-architects.com
1
Mar

SHARE Tirana 2022 Forum – Debate ‟MODERNISM-NEW PARADIGMS IN ARCHITECTURE, CITY, TERRITORY”

Qytetërimet e avancuara drejtpërdrejt ose tërthorazi kane kontribuar historikisht në shekuj në përparimin dhe modernizimin e tyre. Modernizimi është promovuar në Epoken e Iluminizmit të shekullit të 18-të, me teorinë e modernizimit të krijuar nga sociologu gjerman Max Weber (1864-1920) si dhe nga paradigma e modernizimit të prodhuar nga Harvard Talcott Parsons (1902).

Shoqëritë dhe trashëgimitë e tyre të ndryshme kulturore janë zhvilluar dhe kane evoluar si rezultat i ndryshimeve shoqërore dhe politike. Në shumë vende të botës, kultura ka shërbyer si burim identiteti, siç dëshmohet nga historia urbane. Ndërsa globalizimi dhe modernizimi po përhapen si rezultat i shkëmbimeve midis vendeve te ndryshme në arenën ndërkombëtare. Kulturat lokale po kufizohen ngadalë por në mënyrë progresive, duke i hapur rrugën kulturës globale, e cila është bërë një mjet i domosdoshëm për rritjen ekonomike, zhvillimin teknologjik dhe shkencor si dhe përshtatjen me mjedisin përreth.

Ekonomitë dhe shoqëritë tradicionale po i hapin rrugë zhvillimit modern dhe këto ndryshime po bëhen të dukshme në morfologjinë urbane të qyteteve. Sot qytetet po ndryshojnë nën moton e modernizimit, një ndryshim që ne mjaft raste po shkakton tjetërsim strukturave tradicionale te zhvilluara ne vite. Ruajtja e cilësisë së mjedisit dhe përmirësimi i tij do të përfshinte aplikimin e vlerave lokale përmes strukturës urbane, hapësirave të qytetit nëpërmjet aplikimit te teknologjive moderne të sotme.

Metodat tradicionale të planifikimit urban kujdesen për një ndjenjë të kulturës tradicionale dhe komunitetit, ndërsa projektet  moderniste, kur nxirren jashtë kontekstit, kundërshtojnë ato tradicionalet të mbështetura ne përvojën historike. Realiteti i zhvillimit të qyteteve tona përballet me sfidën e modernizmit të frymëzuar nga zhvillimet globale dhe gjetjen e një terreni të përbashkët midis të dy tendencave pa sakrifikuar teknikat tradicionale dhe pasive të dizajnit. Një integrim i dy mënyrave do të kishte nevojë për një përzierje të qëndrueshme midis paradigmës kulturore të zhvillimit tradicional dhe atij modern ndërkombëtar.

Diskutimi në këtë panel përfshin nevojën për të mbuluar aspekte dhe dimensione të ndryshme të modernizimit në arkitekturë, qytet dhe në territor për të parë si manifestimet e tij lokale ashtu edhe ato globale. Nëpërmjet kontributeve të kolegëve pjesëmarrës në SHARE, synimi i panelit është të diskutohen proceset e modernizimit në arkitekture, qytete dhe territor, të diskutohet për transformimin urban dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ruajtjen mjedisore dhe të vlerave të trashëgimisë kulturore të përshtatura nga një vizion modern dhe bashkëkohor i të gjithë rajonit.

Disa nga temat e diskutimit janë si më poshtë:

  1. Modernizmi dhe çështja e trashëgimisë kulturore;
  2. Dukuritë e rigjenerimit, rivitalizimit, adaptimit, ripërdorimit;
  3. Modernizimi në planifikimin urban, projektimin urban dhe peizazhet;
  4. Dizajni modern dhe teknologjitë e së ardhmes.