Ing.dipl.ark. XHELAL LLONÇARI

lecturer, Faculty of Architecture, University of Prishtina

Ing.dipl.ark. XHELAL LLONÇARI

lecturer, Faculty of Architecture, University of Prishtina

Biography

LLONÇARI Xhelal (1956-). Arkitekt, urbanist, hulumtues,  mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës. Lindi në Pejë ku mbaroi shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare për arkitekturë (1978)  i kreu në Universitetin e Sarajevës. Nga viti 1978  është punësuar në ish Kombinatin Ndërtimor “Ramiz Sadiku”(1990) dhe që nga viti 1979 është angazhuar në mësimdhënie në FNA/UP dhe gjithashtu merret aktivisht me praktikën profesionale si arkitekt dhe urbanist. Veprimtaria e tij në “Ramiz Sadik” shquhet me udhëheqjen e ndërtiit të “Pallatit të Rinisë dhe sporteve” kurse në aktivitete hulumtuese  trajton fenomenet sociourbane dhe socio-arkitektonike të aktualitetit vendor. Autor i  një sërë artikujsh në të përditëshmet tona dhe revista mbi arkitekturën. Në vitin 2004 boton librin me titull ”Arkitektura dhe urbanizmi sinergjik”. Nga viti 2006 deri 2009 është prodekan për seksionin e Arkitekturës në FNA. Bartës i procesit të akreditimit dhe hartues i kurikulës së studimeve të arkitekturës. Ish antar i Këshillit Kombëtar për Planifikim Hapësinor. Aktualisht jeton në Prishtinë dhe ligjeron në Departamentin e Arkitekturës.