Ideal Vejsa

Executive director, co-founder Maden Group architecture studio, Kosovo

Ideal Vejsa

Executive director, co-founder Maden Group architecture studio, Kosovo

Biography

Ideal Vejsa Është drejtor ekzekutiv e bashkëthemelues i studios së arkitekturës Maden Group (www.madengroup.com) në Prishtinë, Kosovë.

Maden Group që nga viti 2009 është studio, e cila kontribuon me projektet e saj në avancimin e Arkitekturës dhe Dizajnit të Enterierit në Kosovë dhe më gjerë. Menjëherë në vitin 2011 shpërblehet me çmimin “Ndërmarrja me Praktikat më të reja dhe më inovative e vitit” nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës.

Qe nga korriku I vitit 2009 filloi iniciativen e botimit te librit me projekte ideore te shtepive ne bashkepunim me shume arkitekta te ri vendor. Ne vitin 2010 botohet edhe numri I dyte me kualitet dhe sukses te vazhdushem

Ne te njejtin vit zgjidhet edhe kompanija me innovative ne Kosove nga Asociacioni I Arkitekteve te Kosoves.

Maden Group se bashku me ONUP dhe AAK ishte iniciatore dhe organizatore e workshopit te organizuar ne vitin 2012 ne Venecia te Italise “Kosova ne Biennale-Arkitektet e rinje”, I cili zgjate per 8 dite dhe ishin pjesemarres 15 arkitekte te rinje, ku ishte nje perkrahje e pjesemarrjes se Kosoves per here te pare ne Biennalen e Arkitektures ne Venecia me temen “Common Ground”

Pune e cila nxorri nje katallog/fletushke me mbi 40 pavilione te shteteve te ndryshme te analizuar dhe prezantuara nga Arkitektet e rinje, pune e cila u prezantau para studentave te Kosoves ne Modelariumin e Arkitektures dhe ne Universitetin Polis ne Tirane.

Maden Group është fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht punët e saj janë publikuar në shumë media të ndryshme ndërkombëtare.

Ideali me Maden Group në vitin 2010 ka përfaqësuar Kosovën në Venecia në “Sustainability Design” me temën “Be the change, you want to see”, poashtu në Turqi në vitin 2014 në Expo me projektin “më do, s’më do”.

Në vitin 2014 e themelon kompaninë Orendi (www.orendi.me), kompani e cila merret me dizajnim dhe prodhim të mobiljeve.

Ideali pas vitit 2016-2017 rizgjedhet anëtar i kryesisë në shoqatën e arkitektëve të Kosovës në mandatin e dytë për vitin 2018-2019. Poashtu, është anëtar i këshillit të këshillëtareve në American School of Kosova.

Që nga viti 2017 është profesor dhe bashkëudhëheqës në Departamentin e Enterierit në Akademinë Evolucion në Prishtinë.