|

NEWS

share-architects.com
13
Jan

Ftesë për Forumin SHARE Tirana 2022 ━ 3 Mars 2022

SHARE Tirana Forum prej disa vitesh, është kthyer në skenën e prezantimit të arkitekturës bashkëkohore ndërkombëtare dhe shqiptare.

Arkitektë me projekte të vlerësuara në nivel ndërkombëtar, pjesë të kritikave dhe përzgjedhjes së paneleve më konservatore në arkitekturë, lider ndërkombëtar në inovacion dhe teknologji ndërtimi janë ftuar për t’u bërë pjesë e skenës qëndrore.

SHARE Tirana Forum, ndërsa mbetet eventi më i rëndësishëm në sferën e arkitekturës në vendin tonë, mundëson bashkërendimin dhe komunikimin jo vetem të eksperiencave profesionale dhe risive në këtë sektor, por dhe mundësinë për “networking’ profesional të nivelit më të lartë.

Ftojmë të gjithë arkitektët e angazhuar profesionalisht, arkitektë të rinj dhe të maturar në këtë profesion, ata të konfirmuar prej vitesh si autor aktiv në historinë e arkitekturës bashkëkohore shqiptare, të përfshirë në sferën akademike, në nivelin e planifikimit urban dhe urbanistikës në teresi, në sektorin e design-it, të inovacionit në arkitekturë dhe në ndërtim ━ të jenë pjesë e kësaj konference të rëndësishme profesionale dhe kulturore, mbi arkitekturën bashkëkohore shqiptare dhe atë ndërkombëtare.

Një mjedis jo i zakontë profesional, sjell me pranë modelet më të mira në projektim dhe konceptim. Krijon mundësi për akumulimin e njohurive të reja në fushën e ndërtimit, të urbanistikës dhe zhvillimit të qyteteve ashtu edhe në kualifikim profesional.

Jemi të bindur në idenë se formimi ynë është një proçes, që bëhet gjithmonë edhe më kuptimplotë edhe përtej klasave konvencionale.

Jeni të gjithë të mirëpritur të aplikoni.

Respektplotë,

MATILDA PANDO

Bordi Drejtues

Presidente

SHOQATA E ARKITEKTËVE TË SHQIPËRISË